Content

Taktikat e lojës në basketboll

Me fjalën taktikë të lojës kuptojmë organizimin e veprimeve individuale dhe kolektive me ndihmën e mjeteve dhe formave më racionale të lojës për arsye fitoreje mbi kundërshtarin

Në lojën e basketbollit dallojmë dy lloje të taktikave:

  1. Taktika e mbrojtjes
  2. Taktika e sulmit
Mbrojtja grupore dhe ekipore:

Vendimet individuale, grupore dhe ekipore me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të favorshme quhen taktikë.

Me vendosjen e lojtarëve në pozitat fillestare e kuptojmë sistemin e lojës përkatësisht vendosjen e lojtarëve si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Taktikat e mbrojtjes ndahen në tri pjesë:
  1. Mbrojtja individuale
  2. Mbrojtja grupore
  3. Mbrojtja ekipore
Mbrojtja individuale: Është forma më themelore ne të ciliën mbështeten edhe format e tjera të mbrojtjes.

Mbrojtja grupore: Kuptohet në situata të krijuara gjatë lojës, si sistemet 2 me 2, 3 me 3, 2 me 1 e 3 me 2, që quhen mbrojtje ekipore.

Mbrojtja ekipore: Bashkëveprimi individual dhe grupor bëjnë mbrojtjen ekipore që nënkupton konkretizimin e veprimeve të tërë ekipit në mbrojtje.

Dallojmë disa lloje të mbrojtjes:
  1. Mborjtja secili të vetin
  2. Mbrojtja zonale
  3. Mbrojtja presing
  4. Mbrojtja e kombinuar

Behind The Web

Something