Content

Emira - Anton Santori

"Emira" e Anton Santorit është drama e parë në gjuhën shqipe. 

Aty trajtohet gjerësisht dukuria shoqërore e cubërisë, që Santori e kishte prekur edhe te novelat e romanet. 

Ngjarjet zhvillohen në fshatin arbëresh Shën Katerinë të Italisë.

Subjekti me pak fjalë është ky: dy vajza fshatare, Emira dhe Kalina, dashurojnë të njëjtin djalë, Mirianin, të cilit i rrah zemra për të parën, po këtë e lakmon edhe bariu i derrave të fshatit, Kallonjeri, njeri pa skrupull, që i vjen rrotull edhe Kalinës.

Veprimi zhvillohet në dy linja, përpjekjet e Fumelit për zbulimin e bandave të cubave nga njëra anë, dhe pengesat që i sjell dashurisë së Emirës dhe Mirianit, zilia e Kallonjerit dhe e Kalinës, nga ana tjetër. 

Kjo zili e shpie për- para veprimin. Si kallauz i cubave, Kallonjeri i shtyn ata t'i djegin kasollen e t'i mbytin bagëtinë Mirianit, orvatet të rrëmbejë edhe Emirën, po s'ia arrin qëllimit (se vajzën e shpëton vëllai i Mirianit, Albenci). 

Ky gati sa nuk e vret Kallonjerin, që padit Mirianin me t'anë si bashkëpunëtorë të bandave.

Të dy arrestohen dhe janë gati për t'u pushkatuar, kur intrigantin Kallonjer e vrasin vetë cubat për poshtërsitë e tij. Gabimi sqarohet. Miriani me të atin lirohen nga burgu; dhjetë cuba pushkatohen.

Drama mbyllet me një fund të lumtur: vendi shpëton prej grabitjeve dhe vrasjeve; Emira dhe Miriani martohen, kështu edhe Kalina me Albencin. 

Drama frymëzohet nga simpatia e autorit për njerëzit e thjeshtë, nga dhimb- ja për jetën e vuajtur të fshatarëve.

Me realizëm janë pasqyruar rrethanat tipike të jetës së fshatarëve arbëreshë të kohës. Këtu na dalin personazhe të gjalla e të goditura si: Emira, Kalina dhe nënat e tyre.

Në figurën e Emirës kemi tipin e vajzës së thjeshtë të popullit, plot virtyte e cilësi të trashëguara nga mjedisi ku u rrit.

Kalina është lozonjare e ziliqare, po në thelb naive e zemërmirë. 

Një figurë e ndërlikuar është edhe Kallonjeri: djalë i ri , i etur për jetë e dashuri, i pashëm, këngëtar i talentuar, por tek ai është tepër i fortë egoizmi që e shndërron në një hipokrit, intrigant të gatshëm të përdorë çdo rrugë për të arritur qëllimet e veta.

Ljipisia dhe Ligjëresha janë figura të goditura plakash fshatare, të cilat kanë të përbashkët mentalitetin konservator.

Dramën "Emira" e gjallëron humori i këndshëm. 

Dialogu është i zhdërvjelltë dhe ka frymë popullore.

Behind The Web

Something