Content

Teknikat e lojës në Basketboll

Loja në basketboll realizohet me anë të lëvizjeve të ndryshme pa top dhe me top që quhen elemente teknike.

Me fjalën teknikë në lojën e basketbollit nënkuptojmë mënyrën e kryerjes së veprimeve dhe zbatimeve të lëvizjeve speciale pa top dhe me top, me qëllim që të zgjedhen sa më thjeshtë dhe sa më drejtë detyrat dhe problemet e lojës.

Elementet teknike ndahen në dy grupe:

  1. Elementet teknike që përdoren në fazën e sulmit: Kapja e topit, pasimi, driblimi, gjuajtja e topit në kosh.
  2. Elementet teknike që përdoren në fazën e mbrojtjes: Kapja e topit që pasohet nga kundërshtari, goditja e topit (bllokada) rrëmbimi, mbulimi (zënia).

Kapja e topit: Është element teknik me anë të cilit lojtari bëhet zotërues i topit. Kapja e mirë e topit ka një rëndësi shumë të madhe sepse pas kësaj vijnë elementet e tjera.

Pasimet: Janë elemente teknike bazë në lojën e basketbollit. Dallojmë dy lloje të pasimeve:

  1. Pasimet me një dorë
  2. Pasimet me dy duar
Driblimi: Me të kuptojmë përplasjen e vazhdueshme të topit për toke me një dorë ose alternativisht herë me njëren dorë e here me dorën tejter, në vend ose në lëvizje, që mundëson që lojtari të zhvendoset nëpër tërë fushën.

Gjuajtja e topit në kosh: Është element teknik i cili përdoret në finalizim të aksionit dhe që vendos gjithçka në lojën e basketbollit. Dallojmë dy lloje gjuajtjesh në kosh:
  1. Gjuajtja me kërcim
  2. Gjuajtja nga vendi


Behind The Web

Something