Content

Showing posts with label Informatikë. Show all posts
Showing posts with label Informatikë. Show all posts

Përse përdoren komentet dhe zbrazësirat brenda programit?

Komentet përdoren që programi të jetë i kuptueshëm, qoftë edhe pas një kohe më të gjatë apo edhe nga shfrytëzuesit e tjerë. Ndërsa zbrazësirat përdoren që të rritet dukshmëria e programit, përkatësisht coptimi i programit të bëhet në pjesë, që paraqesin tërësi të veçanta.

Për çka përdoret operatori i kushtëzuar dhe si duken shprehjet që formohen duke e shfrytëzuar operatorin e kushtëzuar?

Operatori i kushtëzuar është operator i veçantë dypjesësh ?:, dhe përdoret për llogaritje të kushtëzuar.
Ai mund të duket kështu: y = k ? a : b

Çka paraqet forma prefikse dhe postfikse e variablës?

Forma prefikse: ++v ose --v 
Forma postfikse: v++ ose v-- 
Te verzioni me prefiks, vlera e variablës v rritet (ose zvogëlohet) dhe pastaj përdoret. 
Kurse te verzioni me postfiks, vlera e variablës v përdoret dhe pastaj rritet (ose zvogëlohet).

Cilët janë operatorët logjikë që përdoren në gjuhën C++?

Operatorët logjikë që përdoren në gjuhën C++ janë:
&&  (konjuksioni)
|  | (disjunksioni)
!     (negacioni)

Cilët janë operatorët relacionalë që përdoren në gjuhën C++?

Operatorë relacionalë që përdoren në gjuhën C++ janë: <, <=, ==, >, >=, !=

Cili është operatori i shoqërimit dhe cilët janë operatorët aritmetikorë

Operatori i shoqërimit është = (barazimi). Ndërsa operatorë aritmetikorë janë: +, -, *, /, %

Cilët janë operatorët kryesorë që përdoren në gjuhën C++?

Ka operatorë të ndryshëm, por më kryesorët janë:

  • Operatori i shoqërimit
  • Operatorët aritmetikorë
  • Operatorët relacionalë
  • Operatorët logjikë

Çka paraqesin pointerët?

Pointerët janë variabla, dmth. adresat e hapësirës memoruese mund të ruhen duke shkrytëzuar variablat treguese

Shkruaj nga njëshembull të deklarimit dhe inicializimit të vektorit dhe matircës.

Gjatë deklarimit, varibalat mund edhe të inicializohen, përkatësisht tu ndahet vlera. Vlera ndahet duke përdorur shenjën e barazimit.
Shembull: int i=5;

Edhe matrica inicializohet si variabla. Më poshtë do të deklarohet një matricë me 4 rreshta e 3 kolona.
Shembull: int K[4] [3]={{7, 4, 1},
                                   {2, 5, 8},
                                   {3, 6, 2},
                                   {8, 1, 3}};

Si deklarohen tipat e variablave? Deklaro disa variabla.

Çdo variabël, para se të shfrytëozhet, duhet të deklarohet tipi i saj.
Shembull: int a;, short int shkollas;

Çka paraqesin konstantet?

Janë vlera fikse, përkatësisht vlera të cilat brenda programit nuk ndryshohen, pra kështu i deklarohen kompjuterit si konstante.

Çka paraqesin variablat?

Gjatë llogaritjeve të ndryshme, të dhënat që fitohen ruhen në hapësirë memoruese të kompjuterit e lokacionet memoruese paraqesin variabla.

Si formohen identifikatorët? Shkruaj disa identifikatorë.

Identifikatorët formohen si kombinim i shkronjave, numrave dhe nënviza. Simboli i parë në identifikatorë mund të jetë shkronjë ose nënvizë.
Shembull: shkolla, largesia_mes_rreshtave.

Cilat janë vlerat logjike?

Në gjuhën C++ janë dy vlera logjike, true (e vërtetë) dhe false (e pavërtetë) dhe shkruhen vetëm me shkornja të vogla.

Çka quhet string i zbrazët dhe si përcaktohet?

Stringu i cili nuk përmban asnjë karakter quhet string i zbrazët dhe përcaktohet me dy thonjëza tëshkruara njëra pas tjetrës, kështu: "".

Çka quhen stringje? Shkruaj disa të dhëna të tipit string.

Vargjet e simboleve të ndryshme, pra tekstet e çfarëdoshme të shkruara brenda thonjëzave, quhen stringje.
Shembull: "Shkolla-S", "y*3=6".

Cilat të dhëna në kompjuter ruhen si të dhëna të tipit karakter dhe si i ipen kompjuterit?

Të dhënat tekstuale, që përmbajnë shkronja, shifra numërike ose simbole të tjera, në kompjuter ruhen si të dhëna të tipit karakter, duke u deklaruar si të dhëna të tipit char, unsigned char, signed char.

Si mund të shkruhen numrat dhjetorë?

Numrat dhjetorë mund të shkruhen si numra me pikë fikse dhe si numra me pikë të lëvizshme.

Cilat tipe të të dhënave u përkasin numrat dhjetorë?

Të dhënat e tipeve float dhe double u përkasin numrave të dhjetorë.

Cilat tipe të të dhënave u përkasin numrave të plotë

Tipet e të dhënave, te të cilët paraqitet shkurtesa int, u përkasin numrave të plotë.

Behind The Web

Something