Content
Përse përdoren komentet dhe zbrazësirat brenda programit?
Komentet përdoren që programi të jetë i kuptueshëm, qoftë edhe pas një kohe më të gjatë apo edhe nga shfrytëzuesit e tjerë. Ndërsa zbrazësirat përdoren që të rritet dukshmëria e programit, përkatësisht coptimi i programit të bëhet në pjesë, që paraqesin tërësi të veçanta.