Për të studiuar më mirë një ngjarje duhet llogaritur kohën. Në lashtësi kohën e kanë llogaritur në mënyra të ndryshme duke u bazuar në një ngjarje.
Më vonë me lindjen e Krishtit kanë filluar ngjarjet të numërohen nga viti 1. Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 1 janë ngjarje të para lindjes së Krishtit, ndërsa ngjarjet pas lindjes së Krishtit janë numëruar nga viti 1 e deri më sot.
Ngjarjet llogariten me dekada, shekuj dhe mijëvjeçarë. Shekujt llogariten kështu: Nga viti 1 deri 100 numërohet shekulli i parë (I), kurse shekulli i dytë fillon nga viti 101 deri 200 (II) e kështu me radhë.