Content

Showing posts with label Histori. Show all posts
Showing posts with label Histori. Show all posts

Kina, India dhe Persia

Në luginat e lumenjëve Hoang-Ho dhe Jance-Kjang jetonin kinezët. Në kohën e dinastisë Cin u ndërtua muri kinez që ishte i gjatë 3500 km, i lartë 10 m dhe i gjërë 8 m. Në anën tjetër indianët ishin banorët e parë që shtriheshin në luginat e lumenjëve Ind dhe Gang. Ndërsa fiset më të njohura davidët de arianët. Në Indi kryesisht kultivohej gruri, elbi etj. Në krye të shtetit indian ishte mbreti Raxha. Ndërsa popullsia ndahej në shtresa.
Shteti persian është bashkuar në vitin 558 para Krishtit. Në kohën e Kirit II. Persia kulmin e fuqisë e arriti në kohën e Darit ndërsa monedha e prerë u quajt "Darike".

Egjipti dhe Mesopotamia

Vendet e lindjes kanë marrë emrin sepse shtriheshin në drejtim të lindjes së diellit. Popujt e lindjes shtriheshin kryesisht në luginat e lumenjëve për shkak se ishin kushtet më të mira për bujqësi. Egjipti shtrihet në luginën e lumit Nil. Popullsia e Egjiptit ishte e ndarë në njerëz të lirë dhe skllevër. Klasa e lartë ishin skllavopronarët ndërsa klasa e ulët ishin skllevërit. Në Egjipt ekzistonin rreth 40 shtete të vogla me kryeqytet Memfisin, ndërsa më vonë kryeqytet i saj ishte Teba. Sundimtarët e Egjiptit quheshin faraonë, ndërsa varrezat e tyre quheshin piramida.
Shteti i Mesopotamisë ishte i popullarizuar me sumerë. Nga mbretërit më të njohur ishte Hamurabi i cili hartoi disa kode dhe të gjithë duhej zbatuar ligjet e tij.

Koha e metaleve

Bujqësia është paraqitur rreth 9000 vite para Krishtit. Në fillim me bujqësi merreshin gratë dhe filluan ta mbillnin grurin, elbin etj. Në fillim kafshët paraqisnin rrezik për njerëzit mirëpo më vonë filloi zbutja e tyre dhe qeni ishte ndër kafshët e para që e kishin zbutur. Pas zbulimit të zjarrit u zbuluan edhe metalet.
Kjo kohë quhet koha e metaleve:
Koha e bakrit
Koha e bronzit
Koha e hekurit
Në lashtësi njerëzit kanë besuar në fuqi mbinatyrore dhe besonin në shumë zotëra. Njerëzit besonin edhe në kafshë (totemizëm).

Koha e gurit

Me kalimin e kohës njerëzit filluan të mendojnë për të punuar vegla të punës. Gjatë asaj kohe kryesisht e përdorën gurin dhe në fillim të papërpunuar ndërsa më vonë të përpunuar.
Koha e gurit ndahet në dy kohë kryesore:
Koha e vjetër e gurit (paleoliti)
Koha e re e gurit (neoliti)
Nga guri kanë punuar vegla pune dhe armë lufte.

Njerëzit e parë

Mendohet se njerëzit e parë (paraardhësit) e njeriut të sotëm kanë jetuar para 3-4 milion vjet më parë. Njerëzit e parë nga pamja kanë ndryshuar nga ata të sotmit. Mënyra e jetesës të njerëzve të parë ishte shumë primitive dhe ata jetonin kryesisht në vende të ngrohta. Njerëzit e parë jetonin në grupe 20 deri 25 vetë që ndryshe quheshin tufa apo kope.

Llogaritja e kohës në Histori

Për të studiuar më mirë një ngjarje duhet llogaritur kohën. Në lashtësi kohën e kanë llogaritur në mënyra të ndryshme duke u bazuar në një ngjarje.
Më vonë me lindjen e Krishtit kanë filluar ngjarjet të numërohen nga viti 1. Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 1 janë ngjarje të para lindjes së Krishtit, ndërsa ngjarjet pas lindjes së Krishtit janë numëruar nga viti 1 e deri më sot.
Ngjarjet llogariten me dekada, shekuj dhe mijëvjeçarë. Shekujt llogariten kështu: Nga viti 1 deri 100 numërohet shekulli i parë (I), kurse shekulli i dytë fillon nga viti 101 deri 200 (II) e kështu me radhë.

Çfarë studion historia?

Historia është shkencë shoqërore e cila studion të kaluarën e shoqërisë njerëzore nga lashtësia deri më sot.

Historia ndahet në dy periudha të mëdha:
  1. Periudha parahistorike
  2. Periudha historike
Periudha parahistorike fillon me paraqitjen e njeriut dhe përfundon me ndarjen e shoqërisë në klasa.
Periudha historike fillon me lindjen e klasave dhe shteteve dhe përfundon ose zgjatë deri më sot.

Periudha historike ndahet në katër kohë: Koha e vjeter, koha e mesme, koha e re dhe koha më e re.

Janë të njohura disa burime historike të cilat ndahen në burimet e shkruara dhe në burime materiale.

Behind The Web

Something