Content

Identiteti personal

Fjala identitet rrjedhë nga gjuha latine dhe në gjuhën shqipe do të thotë ngjajshmëri, diçka e njejtë, e njëllojtë etj. Në fjalorin e gjuhës shqipe së sotme fjala identitet shpjegohet si të qenit i veçantë nga të tjerët dhe i njejtë vetëm me vetëveten, në disa veçori e tipare që shërbejnë për tu njohur si i tillë. Identiteti nënkupton veçantinë e pamjeve, vetive ose karakteristikave të personave individualë ose edhe të grupeve të njerëzve që jetojnë së bashku. Këto pamje, veçori e tipare paraqesin identitete atëherë kur janë të qëndrueshme me kohë. Identiteti personal nënkupton të kuptuarit e qartë të asaj se kush jam unë dhe kush është tjetri, d.m.th. që është ajo që më bën të veçantë si person dhe të më dallojë nga të tjerët. Kuptimi kryesor i identitetit pra është ngjajshmëria në vetëveten dhe dallimi me të tjerët. Fakti se çdo njeri është personalitet i veçantë do të thotë se çdo njeri e ka identitetin e vetë. Krahas tipareve dhe veçorive personale identiteti personal krijohet dhe zhvillohet me anë të lidhjeve dhe të ndërveprimeve të të tjerëve.

Behind The Web

Something