Content

Showing posts with label Fizikë. Show all posts
Showing posts with label Fizikë. Show all posts

Lëvizjet dhe forcat



Lëvizjet dhe forcat

- Në jeten e përditshme vërejmë lëvizjen e trupave të ndryshëm.
- Një trup që ndërron pozitën nga një anë në anën tjetër quhet LËVIZJE.
- Ndërrimi i pozitës së trupit në krahasim me trupat tjerë quhet lëvizje mekanike.
- Kur autobusi lëviz nëpër rrugë të qytetit, udhëtarët që janë ulur në autobus, janë në qetësi relative ndaj autobusit që po lëviz. Por gjatë lëvizjes së autobusit, udhëtarët e njëjtë  e ndërrojnë pozitën e tyre në krahasim me rrugën që do të thotë se edhe ata lëvizin. Prandaj themi se, udhëtarët në krahasim me autobusin janë në qetësi relative, por në krahasim me rrugën janë në lëvizje relative

Ndarja e lëvizjeve sipas shpejtësisë

- Kur trupi lëviz pa e ndryshuar shpejtësinë, d.m.th., kur pjesë të njejta të rrugës i kalon me shpejtësi të njëjtë, lëvizja e tillë quhet e njëtrajtshme. Lëvizja e këtillë e trupave quhet lëvizje e ndryshueshme.
- Sipas shpejtësisë lëvizjet ndahen ne lëvizje te njëtrajtshme dhe të ndryshueshme apo të shpejta apo të ngadalta.

Ndarja e lëvizjeve sipas trajektores

- Vija e menduar që I lidh të gjitha pozitat e lëvizjes së trupit që quhet TRAJEKTORE.
- Kemi 3 lloje të lëvizjeve sipas trajektores: Levizje drejtvizore, rrethore dhe të lakuara.
- Lëvizja më e thjeshtë është ajo drejtëvizore që lëviz në një vizë të drejtë.

Lëvizja e ndryshueshme

- Lëvizja gjatë secilës trupi për kohë të njëjtë përshkuan rrugë të ndryshueshme, quhet levizje e ndryshueshme

Shpejtësia mesatare

V(mes)=s/t
V(m)=(s^1+s^2+s^3)/t

Nxitimi në lëvizjen e ndryshueshme

- Cdo trup nuk mund të lëvizë vazhdimisht me shpejtësi të njëjta por e ndërron shpejtësinë. Nëse në trup veprojmë forcë shpejtësia ose do të rritet ose do të zvogëlohet.
- Nëse trupi rritë shpejtësinë quhet lëvizje e përshpejtuar-> nxituar.
- Nëse trupi zvogëlon shpejtësinë quhet lëvizje e ngadalësuar-> vonuar
a=v/t
V=a∙t
T=v/s

Lëvizja njëtrajtësisht e nxituar. Nxitimi konstant

- Kur nxitimi është I pandryshueshëm gjatë kohes (a=kons) lëvizja e tillë quhet lëvizje njëtrajtësisht e nxituar.
s=(Vo+a∙t)^2/2
s=(a∙t)^2/2

Gjendja agregate dhe ndërtimi grimcor

Gjendja agregate e ngurtë: tebela, banka, karriga...
Gjendja agregate e lëngët: uji, nafta, pijet freskuese...
Gjendja agregate e gaztë: oksigjeni, ajri, azoti, tymi, avulli i ujit...

Lëvizja e lëngjeve ideale - Dinamika e lëngjeve

l. Dinamika e lëngjeve 

1.1 Lëvizja e lëngjeve ideale 

Lenvizja e lëngjeve ndryshon nga lëvizja e trupave të ngurtë. Trupat e ngurtë gjatë lëvizjes nuk e ndryshojnë formën dhe vëllimin e vet, kurse lëngjet gjatë lëvizjes mund ta ndryshojnë formën, sepse ato nuk kanë formë të caktuar por e marrin formën e enës në të cilën vendosen, ndërsa shumë vështirë e ndryshojnë vëllimin e vet. Te trupat e ngurtë gjatë lëvizjes së tyre, fërkimi paraqitet vetëm në sipërfaciet që takohen ndërmjet vete, ndërsa kur lëngjet lëvizin paraqitet fërkimi i brendshëm ose viskoziteti. Në vazhdim do të shqyrtojmë lëvizjen e lëngjeve ideale.

Me lëngje ideale nënkuptojmë ato lëngje te të cilat nuk përfillen forcat e fërkimit të brenshëm dhe i konsiderojmë absolutisht të pashtypshme. 

Megjithëse ekziston ndryshim në lëvizjen e lëngjeve reale dhe ideale, duke studivar ligjet e lëvizjes së lëngjeve ideale është bërë e mundur të shihet edhe esenca e lëvizjes së lëngjeve reale. Trajta më e thjeshtë e lëvizjes së lëngut është rrjedhja ose rrymimi stacionar. Rrjedhje stacionare të lëngut kemi atëherë kur në çdo njërën nga pikat e hapësirës, shpejtësitë e grimcave nuk ndryshojnë gjatë kohës. Vijat nëpër të cilat kalojnë grimcat e lëngut, quhen vija të rrjedhjes ose të rrymimit. Pjesa e lëngut e kufizuar me vija të rrjedhjes, quhet tubi i rrymimit. Grimcat e lëngut, të cilat për një moment gjenden në një tub të rrymimit, nuk dalin nga ky tub (gyp).

Vijat e rrjedhjes te lëvizjet stacionare të lëngjeve, përputhen me trajektoret e grimcave të lëngut dhe nuk priten askund. Vijat e rrjedhjes njëkohësisht tregojnë shpejtësinë e rrjedhjes së lëngut. Kështu, p. sh., sa më të shpeshta të jenë vijat e rrjedhjes, aq më e madhe është shpejtësia e rrjedhjes së lëngut në atë pikë. Kjo shihet qartë n ë figurën 1.1. Në pjesën e gypit me diametër të madh, vijat e rrjedhjes janë më të rralla ndërmjet vete, sesa në pjesën e gypit me diametër të vogël. 
Bazuar në shpeshtësinë e vijave të rrjedhjes, cila nga shpejtësitë e rrjedhjes është më e madhe (v1 apo v2)? Tregoni pse! 
Kur lëngu arrin në gypin e ngushtë, shpejtësia e lëvizjes së tij zmadhohet ngjashëm sikur të aktivizohet rrota me lopata (elisa e anijes), e cila me rrotullimin e saj ndikon në zmadhimin e shpejtësisë së rrjedhjes. 
Të mos harrojmë se e tërë sasia e lëngut e cila kalon në njësinë e kohës nëpër seksionin e madh të gypit, për të njëjtën kohë, kalon edhe nëpër seksionin e vogël të tij. 

Behind The Web

Something