Tatimpagues janë individët që realizojnë të ardhura nga biznesi.
Disa shpenzime specifike për qellime të tatimit iu nënshtrohen kufizimeve apo korrigjimeve siç janë:
• Shpenzimet e biznesit për përfaqësim, promocion, reklamim – janë të zbritshme deri në 2%
• Borxhi I keq
• Shpenzimet e udhëtimit pë aktivitet ekonomik
• Shpenzimet në kapital – zbriten sipas normave të caktuara: për ndërtesa 5%, për pajisje zyrtare, automobile 20% dhe mjete të tjera për 15%
Ky tatami paguhet çdo tre muaj, pra 1 vit ka katër periudha (TM1, TM2, TM3, TM4).
Ata që kanë të ardhura nën 5000€ pagujnë çdo tre muaj shumën fikse 37,5€
Bizneset me të ardhura 5000€ – 50000€ mund t’i zgjedhin 2 mënyra:
• Tatimin paushall
• Tatimin në të ardhura reale
Ata që kanë të ardhura mbi 50000€ - duhet të paguajnë në bazë të ardhurave të tyre reale, duhet t’a mbajnë librin e blerjes, shitjes, të shpenzimeve si dhe faturave të tyre.