- Tatimi në të ardhura nga paga
- Tatimi në të ardhura nga qiraja dhe pasuria e patrupëzuar
- Tatimi në të ardhura nga interesi, dividenta, fitimi në lotëra të fatit
- Tatimi në të ardhura nga veprimtaria ekonomike
- Tatimi në të ardhura nga veprimtaria joekonomike
Tatimi në të ardhurat personale është tatim i drejtpërdrejt, të cilin tatimpaguesi nuk mund ta bartë te personat tjerë.
Dallohet tatimpaguesi që është banor i Kosovës me atë që nuk është banor i Kosovës:
- Tatimpaguesi banor i Kosovës - si objekt janë të gjitha burimet e realizuara në vend si dhe jashtë vendit.
- Tatimpaguesi jobanor i Kosovës - objekt është vetëm ajo që buron në Kosovë.
Po ashtu ka edhe disa shpenzime të zbritshme si:
- Shpenzimet e biznesit
- Shpenzimet që kanë të bëjnë me të ardhurat e qirasë
- Kontributet pensionale personale të tatimpaguesit
- Shpenzimet që kanë të bëjnë me të ardhurat nga pasuria e patundshme
- Shpenzimet e tjera - me aktivitetin ekonomik