l. Dinamika e lëngjeve
1.1 Lëvizja e lëngjeve ideale
Lenvizja e lëngjeve ndryshon nga lëvizja e trupave të ngurtë. Trupat e ngurtë gjatë lëvizjes nuk e ndryshojnë formën dhe vëllimin e vet, kurse lëngjet gjatë lëvizjes mund ta ndryshojnë formën, sepse ato nuk kanë formë të caktuar por e marrin formën e enës në të cilën vendosen, ndërsa shumë vështirë e ndryshojnë vëllimin e vet. Te trupat e ngurtë gjatë lëvizjes së tyre, fërkimi paraqitet vetëm në sipërfaciet që takohen ndërmjet vete, ndërsa kur lëngjet lëvizin paraqitet fërkimi i brendshëm ose viskoziteti. Në vazhdim do të shqyrtojmë lëvizjen e lëngjeve ideale.Me lëngje ideale nënkuptojmë ato lëngje te të cilat nuk përfillen forcat e fërkimit të brenshëm dhe i konsiderojmë absolutisht të pashtypshme.
Megjithëse ekziston ndryshim në lëvizjen e lëngjeve reale dhe ideale, duke studivar ligjet e lëvizjes së lëngjeve ideale është bërë e mundur të shihet edhe esenca e lëvizjes së lëngjeve reale. Trajta më e thjeshtë e lëvizjes së lëngut është rrjedhja ose rrymimi stacionar. Rrjedhje stacionare të lëngut kemi atëherë kur në çdo njërën nga pikat e hapësirës, shpejtësitë e grimcave nuk ndryshojnë gjatë kohës. Vijat nëpër të cilat kalojnë grimcat e lëngut, quhen vija të rrjedhjes ose të rrymimit. Pjesa e lëngut e kufizuar me vija të rrjedhjes, quhet tubi i rrymimit. Grimcat e lëngut, të cilat për një moment gjenden në një tub të rrymimit, nuk dalin nga ky tub (gyp).
Vijat e rrjedhjes te lëvizjet stacionare të lëngjeve, përputhen me trajektoret e grimcave të lëngut dhe nuk priten askund. Vijat e rrjedhjes njëkohësisht tregojnë shpejtësinë e rrjedhjes së lëngut. Kështu, p. sh., sa më të shpeshta të jenë vijat e rrjedhjes, aq më e madhe është shpejtësia e rrjedhjes së lëngut në atë pikë. Kjo shihet qartë n ë figurën 1.1. Në pjesën e gypit me diametër të madh, vijat e rrjedhjes janë më të rralla ndërmjet vete, sesa në pjesën e gypit me diametër të vogël.
Bazuar në shpeshtësinë e vijave të rrjedhjes, cila nga shpejtësitë e rrjedhjes është më e madhe (v1 apo v2)? Tregoni pse!
Kur lëngu arrin në gypin e ngushtë, shpejtësia e lëvizjes së tij zmadhohet ngjashëm sikur të aktivizohet rrota me lopata (elisa e anijes), e cila me rrotullimin e saj ndikon në zmadhimin e shpejtësisë së rrjedhjes.
Të mos harrojmë se e tërë sasia e lëngut e cila kalon në njësinë e kohës nëpër seksionin e madh të gypit, për të njëjtën kohë, kalon edhe nëpër seksionin e vogël të tij.