Content

Aktivet afatgjata jomateriale

Aktivet afatgjata jomateriale përfaqësojnë shpenzime të kryera nga biznesi në këmbim të të cilave ajo nuk merr asgjë materiale, fizike, të prekshme, në mënyrë të dukshme dhe të menjëhershme dhe prej të cilave biznesi pret të merr përfitime në një periudhë të ardhshme më shumë se 1 vit.

Kontabiliteti në lidhje me këto aktive duhet të zgjedhë dy probleme kryesore:

  1. Të përcaktojë vlerën fillestare me të cilën ato do të paraqiten (regjistrohen) në kontabilitet kur ne i blejmë ose i krijojmë.
  2. Të përcaktoj mënyrën e amortizimit të kostos të aktiveve afatgjata jo materiale gjatë jetës së parashikuar të tyre.

Këto aktive mund të ndahen në këto grupe kryesore:

  1. Shpenzimet e nisjes, organizimit e zgjerimit
  2. Shpenzimet për studime dhe zhvillime teknologjike
  3. Marka, patenta, e drejta e autorit
  4. Emri i mirë

Behind The Web

Something