Content

Sistemi diellor dhe toka si trup i sistemit diellor

Sistemi diellor paraqet vetëm një tërësi, botë të vogël të trupave qiellorë, e cila gjendet në njërën nga galaktikat e shumta të gjithësisë që quhet Kashta e Kumtrit. Këtë sistem të trupave qiellorë e përbën Dielli si trup qëndror me 9 planetët, afro 44 satelitë, një numër të madh të asteroideve, si dhe të materieve dhe të pluhurit kozmik.

Karakteristika e trupave qiellorë, të cilët e përbëjnë sistemin planetar diellor, është përbërja elementare gati e njëjtë, gjë që tregon origjinën e përbashikët të tyre.

Lidhur me krijimin e sistemit diellor, pra edhe të Tokës, ekzistojnë mendime të ndryshme, cilat shkojnë nga përsosja dhe begatimi njohurive. Supozohet se sistemi diellor është krijuar para afro 5 (pesë) miliardë vitesh. Disa mendimtarë supozojnë se trupat e sisteimit diellor, pra edhe Toka, janë krijuar nga materia e përbashkët në gjendje të zjarrtë dhe me zhvillimin (evolucionin) e mëtejmë gradualisht është ftohur. Kurse disa mendimtarë të tjerë supozojnë se kjo materie e përbashkët ka qenë në gjendje të ftohtë dhe gradualisht është ngrohur. Teoria më e re, e cila shpjegon
krijimin e gjithësisë quhet "Big Bang".

Sipas kësaj teorie gjithësia u krijua nga një shpërthim i madh dhe se ajo vazhdimisht zgjerohet.

Duhet ditur se Dielli dhe planetët kanë veti të përbashkëta, në mesin e të cilave mëtë rëndësishme janë:

-Planetët bëjnë lëvizje eliptike rreth Diellit.
-Lëvizja e planetëve bëhet gati në rrafsh të përbashkët.
-Rrotullimi i planetëve bëhet me kah të njëjtë, si dhe rrotullimi i Diellit (me kahun e kundërt të akrepave të orës).
-Me ndryshime të vogla i tërë sistemi diellor ka përbërje elementare të njëjtë.

Dielli përbën afro 99% të tërë masës së trupave qiellorë të sistemit diellor. Vëllimi i Diellit është për
1.300.000 herë më i madh se vëllimi i Tokës, kurse diametri i Diellit është 109,1 herë më i madh se diametri i Tokës. Dielli me masën e vet tërheq të gjithë trupat e tjerë të sistemit që rrotullohen rreth tij.

Në ndërtimin e Diellit dallohen disa sfera-shtresa: bërthama, foto. sfera, hromosfera dhe korona. Në sipërfaqe Dielli e ka temperaturën afro 6.000 K, kurse në bërthamë shumë më të lartë. Në Tokë arrin vetëm një pjesë e vogël e rrezatimit të përgjithshëm diellor, por ajo është e mjaftueshme për zhvillimin e jetës në planetin tonë.

Toka, pas Diellit, është trupi më i rëndësishëm i sistemit diellor. Pozita e tokës në mes Afërditës dhe Marsit, në largësi mesatare nga Dielli prej afro 149 milionë km u tregua si kusht i favorshëm kozmik për zhvillimin e jetës si veti. e vetme e sistemit diellor.

Behind The Web

Something