Content

Shkalla e zvogëlimit të hartave, shkalla numëruese dhe grafike

Siç u tha pamja e sipërfaqes tokësore, në mënyrë më reale paraqitet në glob, mirëpo përdorimi praktik i tij është i vogël. Harta si pamje e zvogëluar e Tokës ose ndonjë pjese të saj ka përdorim të gjerë praktik. Meqenëse, sipërfaqja e Tokës ka tri dimensione dhe formë sferike, kurse harta ka dy dimensione dhe sipërfaqe të rrafshët, ajo nuk mund të jetë plotësisht e saktë.

Për të fituar pamje sa më besnike të sipërfaqes së, Tokës, ose të ndonjë pjese të saj, respektivisht bartjen e vijave matematikore prej globit në hartë me qëllim të eliminimit të deformimeve, përdoren projeksionet e ndryshme hartografike.

Largësia reale në mes objekteve në sipërfaqen tokësore paraqitet në hartë e zvogëluar. Elementi i hartës, i cili tregon njësinë se sa herë është zvogëluar kjo distancë, quhet shkalla e hartës. Shkalla e hartës mund të jetë numerike dhe grafike.

Shkalla numerike e hartës shënohet në formë të përpjesës, p.sh. I : 10.000; 1 : 50.000; 1 : 100.000; etj. ose në formë të thyesës.

Numëruesi ose i pjesëtueshmi përherë është “një dhe shpreh distancën në hartë, p.sh. 1 mm ose 1 cm, kurse pjesëtuesi ose emëruesi është i ndryshueshëm dhe shpreh të njëjtën distancë në natyrë. Nëse kemi hartën me shkallë të zvogëluar l : 100.000.

do të thotë se 1 cm në hartë i përgjigjet 100.000 cm ose 1.000 rn apo 1 km në natyrë. Shikoni hartën e murit ose hartat në atllas dhe krahasoni shkallët e zvogëlimit.

Shkalla grafike në realitet është shkalla e hartës e shënuar në kilometra në një vijë të drejtë. Vija e drejtë e shkallës grafike ndahet në njësi të njëjta. Numrat mbi shkallë grafike tregojnë se sa largësitë në natyrë janë zvogëluar në hartë. Për matje më të saktë të largësisë në natyrë, në shkallën grafike në të majtë nga zeroja, shtohet edhe një njësi, e cila ndahet në dhjetë pjesë.

Me ndihmën e kompasit ose vizores caktohet lehtë largësia në mes pikave të ndryshme në hartë. Përveç shkallës numerike dhe grafike largësitë në mes pikave në hartë në vijë të drejtë ose të lakuar, maten edhe me ndihmën e lakuesmatësit.

Sipas shkallës, hartat ndahen në plane, harta topografike dhe harta gjeografike. Planet janë harta më të sakta, në të cilat vërehet çdo detal. Planet zakonisht përpilohen në shkallën 1 : 100 deri në 1 : 10.000.

Hartat topografike paraqesin hapësira më të mëdha se planet. Hartat topografike zakonisht përpililohen në shkallë 1: 10.000 deri në Ã ] : 500.000. Në harta topografike detalisht paraqiten objektet e ndryshme gjeografike si lumenjtë, malet, i vendbanimet, rrugët, etj. Me ndihmën e tyre mund të orientohemi lehtë në çdo trevë të panjohur. Hartat topografike i përdorin ushtarët, shkencëtarët në hulumtimet gjeologjike, gjeografike, biologjike; bjeshkatarët, etj.

Hartat gjeografike zakonisht paraqesin sipërfaqe më të madhe, por me më pak detale. Këto harta zakonisht përpilohen në shkallë 1 : 500.000 deri me 1 : l.000.000 e më tepër. Kjo quhet shkallë e vogël për arsye se distanca në mes pikave zvogëlohet shumë. Në harta gjeografike kryesisht paraqiten objektet më të rëndësishme të sipërfaqes tokësore, prandaj kanë rëndësi për njohuri të përgjithshme dhe përdoren për mësim në shkolla. Bashkimi i hartave të ndryshme në formë të librit, quhet atlas gjeografik.

Përmbajtja e hartës - Në harta paraqiten objektet e sipërfaqes tokësore me ndihmën e shenjave hartografike. Objektet e vendosura në hartë paraqesin përmbajtjen e hartës. Përmbajtja e hartës përfshin elementet natyrore (masat tokësore: kontinentet dhe ujëdhesat, oqeanet, detet, lumenjtë, liqenet, relievin, elementet klimatike, reshjet, temperaturat, erërat, etj.) dhe veprat e punës së njeriut (vendbanimet, rrugët automobilistike dhe hekurudhore, tokat e punuara, vendet industriale, përmendoret kulturo-historike, etj.). Në çdo hartë, në skajin e poshtëm vihet edhe legjenda e hartës, e cila shpjegon shenjat kryesore, me ndihmën e të cilave paraqitet përmbajtja e hartës. Për përdorimin e hartave nevojitet njohja e shenjave hartografike dhe

Behind The Web

Something