Content

Harta gjeografike, hartografia dhe shenjat hartografike

Qysh në klasën e tretë prej lëndës Dituri natyre dhe Edukatë shoqërore kani nxënë njohuritë elementare për planin dhe hartën. Në mësimet: pamja e trevës sonë, relievi i trevës sonë, plani i klasës, plani i shkollës, harta e territorit të Prishtinës, harta e Repuplikës së Kosovës dhe harta e Shqipërisë, keni vërejtur se sa saktësisht me ndihmën e shenjave të ndryshme në letër është paraqitur pamja e zvogëluar e viseve të ndryshme.

Mirëpo, duhet ditur se ka kaluar një kohë e gjatë dhe vështirësi te shumta derisa njeriu ka arritur te hartat e sakta.

Njeriu qysh në kohët e lashta duke u interesuar për njohjen sa më të mirë të rrethinës së vet, ku jetonte dhe vepronte, bënte përpjekje që atë trevë ta paraqesë edhe në mënyrë grafike. Meqenëse aso kohe nuk kishte letër, vizatimet e tyre i paraqitnin në pllaka të argjilës, muret e shpellave, etj. Shumicën prej tyre koha i ka zhdukur, por aty këtu kanë mbetur gjurmë të ndryshme.

Sa më tepër që e ka zgjeruar hapësirën e banimit, njeriu aq më tepër është interesuar për paraqitjen graer të saj. Hartat e para nuk ishin të sakta, sepse njohuritë e njeriut ishin të kufizuara. Këto u përsosën krahas me zgjerimin e njohurive për pjesët e panjohura të rruzullit tokësor.

Sot kemi harta të sakta për çdo pjesë të rruzulit tokësor. Harta është nevojë e madhe e njeriut tani, i cili udhëton në vise të ndryshme, dëshiron të njohë qytete, shtete, dete e toka të panjohura apo dëshiron saktësisht të dijë ku çka ndodhi, ndonjë ngjarje e rëndësishme, shpërthim i vullkanit, tërmet apo dukuri tjetër.

Harta është pamje grafike e zvogëluar e sipërfaqes së Tokës ose ndoraqitjes së pamjes së Tokës ose ndonjë pjese të saj në sipërfaqe të rrafshët, përmbajtjen, leximin dhe përdorimin e hartave quhet Hartografi.

Hartat sot kanë një përdorim të gjerë jo vetëm në mësimin e gjeografisë, por edhe në jetën e përditshme. Mirëpo, që të mund t'i shfrytëzojmë hartat duhet më parë të mësojmë që ti lexojmë ato.

Behind The Web

Something