Content

Forma dhe madhësia e tokës

Parafytyrimet për formën e Tokës kanë ndryshuar krahas me zhvillimin e njohurive për Tokën dhe hapësirën. Njerëzit në fillim e kanë menduar formën e Tokës siç iu është dukur treva e tyre. Për një kohë të gjatë zotëroi mendimi tek njerëzit se Toka ka formën e pllakës, përkatësisht formë disku të përkufizuar me lumin mitologjik Okeanos. Mirëpo, më vonë lindi ideja për formen e rrumbullakët të Tokës. Kështu dijetarët supozonin se Toka si trup i përsosur duhet të ketë edhe formë të “përsosur” - formë topi.

Dijetari grek Aristoteli (shek. IV para erës së re), duke vërejtur formën e rrumbullakët të hijes së Tokës, e cila paraqitet në Hënë me rastin e zënies së saj, i pari vërtetoi formën e rrumbullakët të Tokës. Eratosteni (shek. III para erës së re) i pari llogariti dimensioniet e Tokës, të cilat janë të përafërta me ato që dihen tani.

Duhet cekur se dijetarët e mëvonshëm përmes vrojtimeve, matjeve, eksper imenteve të ndryshme dhe udhëtimeve paraqitën edhe vërtetime të tjera për formën e rrumbullakët të Tokës. Pas fluturimeve në gjithësi “era kozmike e njeriut”, forma e rrumbullakët e Tokës më parë u fotografua e më vonë edhe u pa nga Syri i njeriut.

Vërtetimet për formën e rrumbullakët të Tokës mund t’i bëni edhe ju vetë, nëse gjatë pushimeve në detin e hapët vëreni anijet duke u larguar ose afruar. Cilat pjesë të anijes zhduken të parat, kur anija largohet prej jush dhe cilat pjesë duken të parat kur anija afrohet prej së largu?

Veti tjetër e formës së rrumbullakët të Tokës është se materia në të
ka ndërtim në formë të mbështjelljeve-sferave (bërthama dhe mbështjelljet e saj). Nga brendia e Tokës vepron forca tërheqëse graviteti (prej greqishtes gravis - rëndesë), e cila tër heq çdo gjë që gjendet në sipërfaqen e saj. Për shkak të kësaj force njeriu në çdo pjesë të sipërfaqes së Tokës e ndien veten se është “lart”. (fig. 15).

Meqenëse Toka në pole është diçka më e shtypur, kurse në ekuator pak më e zgjeruar, ajo ka formë të elipsoidit. Forma elipsoide e Tokës i ka këto dimensione:

1. Gjysmëdiametri në pole.......................6.357 km2
2. Gjysmëdiamteri në ekuator..................6.378 km2
3. Ndryshimi në mes tyre........................21 km2
4. Gjatësia e meridianit...........................40.008 km2
5. Gjatësia e ekuatorit.............................40.075 km2
6. Sipërfaqja e përgjithshme e Tokës......510.000.000 km2

Meqenëse sipërfaqia e tokës dallohet me forma të ndryshme, ultesira, male dhe thellësira të ndryshme në dete e oqeane, Toka nuk ka formë të rregullt gjeometrike të elipsoidit, por të gjeoidit (greqisht. gea-toka dhe eidos-forma).

Behind The Web

Something