- Shpenzimet kapitale (investive)
- Shpenzimet për të ardhura
1. Shpenzimet për investime janë shpenzime në formë të parave të parapaguara apo të detyrimeve për t'u paguar për blerjen, ndërtimin apo zgjerimin e një aktivi të qëndrueshëm.
2. Shpenzimet për të ardhura janë shpenzime që bëhen për t'a mbajtur dhe vënë në funksion një aktiv të qëndrueshëm. P.sh: shpenzimet për riparime të vogla, për mirëmbajtjen e makinerive, energjisë elektrike etj.
Pra, çdo shpenzim që do të sjellë përfitim në disa periudha kontabël quhet shpenzim kapitali, ndërsa çdo shpenzim që sjell përfitim vetëm për një periudhë kontabël të caktuar, quhet shpenzim për të ardhura.