Content
Aktivet e qëndrueshme joobjekt konsumi
Aktivet e qëndrueshme joobjekt konsumi janë ato aktive që kanë si cilësi që nuk konsumohen e as nuk harxhohen gjatë përdorimit të tyre, prandaj në këtë aktiv mund t'a cekim tokën. Mirëpo toka ndryshon nga aktivet e tjera afatgjata sepse ajo gjatë përdorimit nuk konsumohet e as nuk harxhohet, prandaj për këtë aktiv nuk bëjmë llogaritje e as nuk regjistrohet amortizimi (zhvlerësimi). Në këto aktive mund t'i përmendim edhe veprat e artit (piktura, skulptura etj.).