Content

Vlerësimi i aktiveve afatgjata materiale

Vlerësimi i këtyre aktiveve ëshë me rëndësi në kontabilitet sepse ai ka ndikim të drejtpërdrejt në shpenzimet, pra dhe rezultatin e biznesit gjatë një periudhe të caktuar ushtrimore.
Metoda bazë e vlerësimit është ajo e kostos historike.

Kostoja historike e aktiveve afatgjata materiale përfaqëson shumën e shpenzimeve të domosdoshme dhe të arsyeshme që janë bërë për blerjen, ndërtimin, instalimin dhe vënien e tyre në përdorim në biznes. Kjo mënyrë përdoret për vlerësimin në rastet kur një aktiv afatgjatë hyn në pasurinë e shoqërisë nëpërmjet blerjes ose prodhimit prej saj.

Kur një aktiv afatgjatë material blihet atëherë kostoja historike do të llogaritet kështu:
     Vlera e paguar ose që ka për t'u paguar e faturës ( çmimi i blerjes )
  + shpenzimet e importit
  + shpenzimet e sigurimit të aktivit gjatë transportit
  + shpenzimet e instalimit
  + taksat doganore dhe tatimet e taksat e lidhura me blerjen dhe që janë në ngarkim të shoqërise
  + shpenzime të tjera të domosdoshme deri në fillimin e punës.

Kur një aktiv afatgjatë material ndërtohet apo prodhohet nga vetë shoqëria atëherë kosotja historike e tij do të përbëhet nga tërësia e shpenzimeve të dobishme të kryera nga shoqëria për ndërtimin apo prodhimin e aktivit deri në vënien  e tij në punë.

Në qoftëse marrim hua për ta paguar koston e blerjes së aktiveve afatgjata, interesi për këtë hua nuk përfshihet në koston e këtyre aktiveve por në shpenzimet e periudhës. Ndërsa kur merret hua për ta përballuar ndërtimin apo prodhimin e një aktivi afatgjatë material, interesi për këtë hua për perudhën e ndërtimit mund  të përfshihet në koston e prodhimit apo ndërtimit të tij.

Nëse aktivi afatgjatë material hyn në njesinë ekonomike nëpërmjet dhurimit, subvencioneve apo si kontribut i kapitalit nga pronarët e saj, përdoren metoda specifike të vlerësimit të tyre. P.sh. me koston historike neto tek dhuruesi, apo me vlerëismin e ekspertëve të specializuar  që zakonisht këta marrin në konsideratë faktorë si: vlera e tregut, aftësia prodhuese e aktivit, gjendja e tij, vlera e mundshme e përdorimit etj. 

Behind The Web

Something