Content

Spanja [pozita, popullsia, klima, zhvillimi ekonomik, hidrografia]

SPANJA: Sipërfaqja: 504.781 km2
Nr I popullsisë: mbi 47 milion banorë.
Kryeqytet: Madridi mbi 3 milion banorë.

Spanja me sipërfaqe 504.781 km2 është vendi më i madh i Evropës Jugore dhe vëndi i tretë në Evropë, pas Federatës Ruse dhe Francës për nga sipërfaqja. Poashtu edhe me numër të popullsisë mbi 47 milion banorë radhitet në vendet e para evropiane.

POZITA GJEOGRAFIKE: Spanja ka një pozitë specifike gjeografike dhe një pozitë mjaftë të mirë gjeografike. Ajo shtrihet në jugperëndim të Evropës, prej së cilës e ndajnë vargmalet e larta Pirineje. Deti Mesdhe dhe Gryka e Gjilbrartarit, qysh herët ia kanë dhënë karakteristikat e shtetit mesdhetar. Pra Deti Mesdhe i jep Spanjës një pozitë mjaftë të mirë gjeografike ku përmes tij lidhet me kontinentin Afrikan dhe përmes Kanalit të Suezit me Azinë Jugore dhe Australinë, përmes maleve Pirineje lidhet me Principatën e Andores dhe me Francën e përmes tyre me tërë kontinentin Evropian, ndërsa përmes Oqeanit Atlantik lidhet me Amerikën veriore, jugore dhe të mesme.

POPULLSIA: Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001. Spanja ka pasur 40.847.530 banorë me dendësi mesatare prej 81 banorë/
km2. Zhvillimi i bujshëm historik ka ndikuar në karakteristikat specifike të popullsisë. Spanjollët përbëjnë 73% të popullsisë së përgjithshme, Katalonët 16,5%, Galët 8%, Baskët 2,3% të tjerët 0,2%. Edhe Spanja shumë shpejt është urbanizuar, dhe sot rreth 80% e popullsisë jeton në qytete. Pjesëmarrja e popullsisë nga 0-19 vjet është 33%, nga 20-59 vjet është 50% dhe mbi 60 vjet është 17% e popullsisë. Qartë shihet se popullsia Spanjolle gjithnjë e më tepër po vjetërsohet, e në këtë ndikon shumë edhe shtimi i ulët natyrorë, i cili arrinë vetëm 1‰ (promilë), shkalla e natalitetit është 10‰ ndërsa e mortalitetit 9‰.

KLIMA: Në klimën e Spanjës ndikojnë masat ajrore atlantike dhe mesdhetare poashtu edhe kohëpaskohe depërtimi i masave të thata ajrore kontinentale, që vijnë prej Saharasë dhe atyre të ftohta ajrore që vijnë nga vargmalet Pirineje. Klima mesdhetare mbizotëron në jug të Spanjës e cilla sjell verëra të gjata dhe të nxehta dhe dimra të butë dhe të shkrutë, klima atlantike mbizotëron në veri të Spanjës dhe sjell verëra të buta dhe të lagështa dhe poashtu dimra të butë dhe të lagësht. Klima kontinentale është kryesisht klimë e thatë në të cilën mbizotërojnë vera të nxehta dhe të thata dhe dimra të fortë dhe të gjatë. Klima malore-apininevjen nga malet Pirineje dhe sjell kryesisht klimë të lagësht me verëra të freskëta dhe dimra të ftohtë. Pjesët më të larta mbidetare të kësaj zone kanë klimë Alpine.




ZHVILLIMI EKONOMIK: Spanja është shtet industrial-agrar por me shkallë të lartë të zhvillimit turistik. Bujqësia veçohet për misër, thekër, patate, rrush, ullinjë dhe pemë mesdhetare, në pjesën jugore mbillen edhe bimë si mëndafshi dhe panxharsheqeri. Ndërsa delet dhe peshkimi janë ato për të cilat dallohet blegtoria e Spanjës, vend i cili ka të zhvilluar edhe xehtarinë vendase si burim i industrializmit, nga burimet e xeheve dallohen qymyr guri, xehja e hekurit, sulfurit, bakrit, plumbit si dhe xehja e mërkurit dhe disa burime të naftës. Në sektorin e industrisë dallohen industria e ndërtimit, e makinave (veturave), e pjesëve elektroteknike dhe e mihjes. Partner kryesor të tregtise ka SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porte detare ndërkombëtare si ajo në Barcelonë, Valencia, Malaga, Cadis dhe Bilbao. Spanja është njëra ndër vendet “Superfuqi” turistike. Infrastruktura turistike, klima e përshtatshme, shërbimet turistike, Spanjës po ia shtojnë të ardhurat she standardin jetësor. Aeroportet kryesore janë në: Madrid, Barcelonëdhe Palma de Majorkë.

HIDROGRAFIA: Bregdeti është mjaftë i përthyer me ishuj, gadishuj, gjire, porte, ngushtica etj. Spanja sa i përket rrjetit hidrografik është shtet mesatarisht i pasur me ujë kur e dijmë se uji i detërave dhe oqeaneve nuk llogaritet si pasuri ujore për arsye sepse përveç pë turizëm për asnjë veprimtari tjetër nuk përdoret. Lumenjtë kryesorë të Spanjës janë: Duro, Taho, Gvadiana, Gvadalkir dhe Ebro. Uji i tyre përdoret për ujitje, pije dhe për përfitimin e energjisë elektrike. Të gjithë lumenjtë janë mesatar sa i përket gjatësisë ndersa më i gjati është Taho 1.120 km./www.Shkolla-S.blogspot.com/

Behind The Web

Something