Shpesh këto aktive quhen edhe mjete monetare. Në përbërje të mjeteve monetare përfshihen:
- Monedhat dhe kartmonedhat që disponohen fizikisht
- Çeqet dhe urdhërat pë pagesa e arkëtime në para që janë marrë nga blerësit
- Depozitat në para pa afat në llogaritë e bankës
- Investimet në letrat me vlerë të kompanive të tjera që mbahen për një kohë shumë të shkurtër
Evidenca sintetike e këtij aktivi mbahet duke hapur llogarinë kontrolluese "Mjete monetare". Por për të siguruar një informacion më të plotë për nevojat e drejtimit, evidenca e mjeteve monetare mbahet duke hapur dy llogari në kontabilitet"
- Arka [është me para në dorë, zakonisht për shuma të vogla]
- Banka [nuk ka nevojë për lëvizje fizike të parave, por bëhet përmes bankës dhe përdoret zakonisht për shuma të mëdha]